Flying for Kosovo

Recognize Kosovo's Independence!

13 months and 10 days later, N2807L flies again

Posted by flyingforkosovo On July - 13 - 2012
After a relatively long period of 13 months and 10 days, N2807L has flown again on/in the air. For captain James Berisha, Sunday was a spiritual relief after seeing his plane flying again. These were the words of Captain Berisha, who for a long period of time had to deal with bureaucracy of his broken airplane. Moreover, expulsion from Khartum (capital city of Sudan) to go to the airplane location, took James and his mechanic two days to reach the destination. The staff of the mine offered housing, which were well equipped and provided equipment to repair the airplane motor.
After completing a flight test, pilot Berisha noticed that the instrument that tells the speed was not functioning at all, which surely was blocked from dust of Sudan desert. Thankfully after a short flight, almost all problems were gone. The broken motor now is on its way to Kosovo while James Berisha will start his journey again after signing some final paperwork.
__________________________________________________________________________________________

Pas një periudhe relativisht të gjatë, 13 muaj e 10 ditë, N2807L është ngritur në qiell përsëri. Për kapitenin James Berisha, dita e diel ka qenë një qetësim shpirtëror, ku përjetoi edhe një herë ngritjen e aeroplanit në qiell.
Këto fjalë, kapiteni Berisha i tha pasi kishte një kohë të gjatë që ishte ballafaquar me një burokraci jo të mirë rreth çështjes së prishjes së aeroplanit. Po ashtu, edhe largimi nga Khartumi, kryeqyeti i Sudanit, për të shkuar te aeroplani, Jamesit dhe mekanikut i mori më shumë se dy ditë. Stafi shumë human i minierës u ofruan strehim, në shtëpizat shumë mirë të pajisura, si dhe vegla pune që nevojiteshin për rregullimin e motorit të aeroplanit.
Piloti Berisha pasi kreu një fluturim testues, vërejti se instrumenti që tregon shpejtësinë nuk punonte fare, që me siguri ishte bllokuar nga pluhuri i madh që mbretëronte në shkretëtirat e Sudanit. Mirëpo fatmirësisht pas këtij fluturimi të shkurtër, u rregulluan pothuajse të gjtha problemet.
Motori i dëmtuar tashmë është nisur për në Kosovë, përderisa James Berisha pasi t’i nënshkruajë disa gjëra përfundimtare, pritet që udhëtimin e tij ta fillojë sa më shpejt që është e mundur.

Leave a Reply