Flying for Kosovo

Recognize Kosovo's Independence!

Njoftim

Posted by flyingforkosovo On June - 21 - 2012

NJOFTIM PËR MEDIA NGA “FLYING FOR KOSOVO”, James Berisha

Të premtën, 22 qershor në ora 11.00, në sallën e konferencave në restorantin “Rings” në sheshin “Nëna Terezë” , piloti James Berisha së bashku me stafin e misionit “FLYING FOR KOSOVO”, James Berisha, do të mbajë konferencë për shtyp.
Qëllimi i konferencës – Është rifillimi i misionit lobues për njohjen e Kosovës, “FLYING FOR KOSOVO”, James Berisha.

Informacion shtesë:
Piloti James Berisha do të njoftojë opinionin e gjerë se misionin e tij do ta përfundojë ashtu siç ka premtuar pas lirimit të tij nga burgu në Eritrea.
James Berisha do të udhëtojë të shtunën për në Sudan, ku do të kryhen riparimet e aeroplanit të tij dhe pastaj do të rinisë lobimin “Flying for Kosovo” duke përshkuar nga qielli dhe toka dy shtetet e mbetura Libinë dhe Egjiptin, ku do të dorëzojë edhe letrat zyrtare në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, me kërkesë për njohje nga këto dy vende.
Berisha po ashtu do të flasë për ecurinë e mbledhjes së fondeve, vështirësive në mision dhe për planet e tij të ardhshme.

Nga misioni “FLYING FOR KOSOVO”, James Berisha
Prishtinë, 21 Qershor

Leave a Reply