Flying for Kosovo

Recognize Kosovo's Independence!

Gazeta Express

Posted by admin On March - 14 - 2009

We would like to thank our friends at Gazeta Express for publishing an article about us.  It is the first major online news publication in Albanian that we know of, you can read it directly from their website [HERE]

Me aeroplan për njohjen e Pavarësisë

Nga Express  më 08.03.2009 në ora 12:03

James Piloting a Learjet

James Piloting a Learjet

Një banor i El Paso, dhe pilot me prejardhje kosovare planifikon të fluturojë përmes pjesës më të madhe të Amerikën Qendrore dhe Jugore, me qëllim që të fitojë njohjen e së fundme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, udhëtim ky i parashikuar për muajin mars. Kjo është forma që ka zgjedhur James Berisha, kosovari i cili ka kryer shkollimin për drejtimin e aeroplanëve.

James Berisha, 37-vjeçar nga Brestovci, është duke planifikuar që të udhëtojë me aeroplanin e tij nga El Paso në Teksas në muajin mars dhe të vizitojë më shumë se 30 shtete për të mbledhur përkrahjen për pavarësinë e Kosovës, e cila zyrtarisht u bë shtet i pavarur në muajin shkurt 2008. Ambasada e Kosovës është hapur në Uashington, para disa muajsh, kurse lobimi për njohjen e shtetit më të ri po vazhdojnë.

“Dua që t’i falënderoj këto shtete të cilat e njohën pavarësinë tonë”, tha Berisha përderisa shpjegonte se si “do të përpiqet që t’iu jap fund stereotipave raciale”, për të cilët tha që ende janë bazë për shumë njerëz në perceptimin e shtetit.

Ky udhëtim 2-3 javësh momentalisht financohet nga vetë Berisha i cili tha se “është i brishtë dhe do të donte të kishte më shumë fondacione”.

Megjithatë, ai shpjegoi se beneficionet e përgjithshme për Kosovën do t’i tejkalojnë të gjitha shpenzimet.

Berisha, një ambasador jozyrtar i Kosovës do ta përfundojë udhëtimin e vet duke ateruar në Florida. Pas udhëtimit Berisha tha s planifikon të kthehet në Kosovë dhe të hapë një shkollë fluturimi me Oficerin ekzekutiv për Fluturim për Kosovën, Howard West, 21 të El Paso, Teksas.
Berisha i cili momentalisht po punon si pilot për Sierra West Airlines, u shpërngul nga Florida në El Paso në vitin 2004, 7 vjet pasi që diplomoi në Akademinë për Fluturime të Sigurta në Vero Beach, Florida.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt 2008 me ndërmjetësim dhe përkrahje të popujve perëndimor. Deri më tani Kosova është njohur nga 55 shtete prej gjithsejtë192 të OKB. (Flyingforkosovo)

One Response to “Gazeta Express”

  1. alban says:

    Gracias amigos latinos. God bless america latina.God bless Albania. God bless Kosova.

Leave a Reply